Profili në Instagram “Mashinci u blokadi”, publikoi foto të një studenteje që u sulmua brutalisht nga policia gjatë aksionit të mbrëmshëm para fakulteteve teknike në Beograd.
Postimi, i titulluar “Të qëndrosh pranë fytit të tiranisë: Kjo është detyra më e shenjtë njerëzore”, thotë se studentja është shtetase amerikane.
“Kolegia jonë u sulmua fizikisht sot nga anëtarë të xhandarmërisë në qoshen e Bulevarit Aleksandar! Ndërsa po ikte nga xhandarmëria, te bllokada pranë ETF-së, kolegia ra në dysheme. Xhandarët më pas filluan ta shkelnin dhe ta godisnin në shpinë me shkop ndërsa ajo ishte shtrirë. Pastaj e shtynë me mburoja dhe dy prej tyre filluan ta godisnin në kokë me shkop. Megjithatë, një xhandar u tha të ndalonin. Kështu që e hodhën mënjanë dhe vazhduan ta shkelnin derisa ajo doli nga turma dhe u ul në trotuar”, thuhet në njoftim.