Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Siria jugore në flakë: Mijëra të vrarë nga përleshjet ndërsektare

GD
Gazeta Demos20 korrik 2025 në 15:36
Siria jugore në flakë: Mijëra të vrarë nga përleshjet ndërsektare

Bilanci i viktimave nga dhuna e përgjakshme që ka përfshirë provincën jugore të Sirisë, Sweida, ka arritur në 1,000 të vdekur, sipas raportimeve të Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), me seli në Britani.

Përleshjet kanë përfshirë fraksione sektare mes pakicës fetare druze dhe fiseve beduine, forcave qeveritare, klaneve të armatosura dhe ushtrisë izraelite.

Sipas SOHR-së, 336 prej viktimave ishin luftëtarë druzi dhe 298 civilë të po të njëjtës pakicë, përfshirë 194 të cilët pretendohet se janë “ekzekutuar nga personeli i ministrive siriane të Mbrojtjes dhe Brendshme”. Po ashtu, në mesin e të vrarëve janë raportuar 342 pjesëtarë të forcave qeveritare dhe 21 beduinë, prej të cilëve tre civilë janë “ekzekutuar nga luftëtarët druzi”.

Situata u tensionua deri në përfshirjen e ushtrisë izraelite, e cila sipas raportimeve të SOHR-së, ka shkaktuar vdekjen e 15 pjesëtarëve të forcave të Asadit përmes sulmeve ajrore.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA, duke cituar Ministrinë e Brendshme më 20 korrik, ka deklaruar se situata tashmë është nën kontroll. Po ashtu, edhe vetë Observatori Sirian ka konfirmuar se tensionet janë qetësuar, pas ditëve të dhunshme.

Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka dërguar 32 kamionë ndihma në Sweida, përfshirë ushqime, ilaçe, ujë dhe karburant, pasi zona ka mbetur pa energji elektrike dhe me mungesa thelbësore. Ndihma janë dërguar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Sirisë, ndërsa UNHCR ka paralajmëruar për krizë uji dhe mungesë kapaciteti në spitalet vendore për të përballuar numrin e madh të të plagosurve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:34Policia Kufitare shpëton dy persona në Velipojë, rrezikuan të mbyteshin në det
  • 11:16“Ku është kallashi”, momenti i arrestimit të 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e të riut në Korçë
  • 11:15Zjarret në Shqipëri, Mbrojtja: Situata nën kontroll, vijon ndërhyrja në vatrat aktive
  • 09:35“Më ngacmoi të dashurën”, zbardhet dëshmia e autorit që vrau me armë shokun e fëmijërisë në Korçë
  • 09:00S’ka viktima nga zjarri në malin e Krujës, Rama: U dogj vetëm një magazinë