Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Siguria ushqimore, SHBA pushon 70 studiues të huaj

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 16:23
Siguria ushqimore, SHBA pushon 70 studiues të huaj

Departamenti Amerikan i Bujqësisë ka pushuar nga puna 70 studiues të huaj pas një verifikimi të sigurisë kombëtare që synon mbrojtjen e sistemit ushqimor të SHBA-së nga ndikimi i vendeve si Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani.

Zyrtarët thanë se pas kontrollit, 70 persona, shumica prej tyre studiues kinezë me kontrata post-doktorale, nuk do të lejohen më të punojnë në projektet kërkimore të USDA-së. Pushimet ndodhën menjëherë pasi administrata e presidentit Trump shpalli një plan të ri sigurie që ndalon gjithashtu shtetasit nga këto vende të blejnë toka bujqësore në SHBA.

Presidenti i sindikatës së punonjësve federalë në Kaliforni, Thomas Henderson, tha se disa prej studiuesve u paraqitën në punë dhe e mësuan përjashtimin kur nuk funksiononin më kartat e hyrjes. Ai paralajmëroi se projekte kyçe, përfshirë kërkime mbi vaksina për toksina të rrezikshme në mish, janë ndalur.

“Jemi kthyer pas me vite, në mos dekada”, tha ai.

Një ndalim aktual për punësime në nivel federal i pengon laboratorët të zëvendësojnë stafin e larguar, çka rrezikon të paralizojë punën shkencore në sektorë kyç të bujqësisë amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:37Sulmet amerikane ndaj objektivave në Iran, raportohen shpërthime në disa zona
  • 22:42Rama në krah të Merzit pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
  • 22:02“Ditët e sigurta në qiellin e Rusisë kanë mbaruar”, Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore
  • 21:05Sulmet e reja amerikane, Trump: SHBA-ja po godet objektiva iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit
  • 20:25Ushtria amerikane nis sulme të reja ndaj Iranit