Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Si në filma”, Policia në Shqipëri ‘bllokoi’ veturën me 10 kilogramë kanabis

GD
Gazeta Demos21 shkurt 2026 në 13:15
“Si në filma”, Policia në Shqipëri ‘bllokoi’ veturën me 10 kilogramë kanabis

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Ndalesa”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar 10 kilogramë kanabis, dy armë zjarri pistoletë, dy silenciatorë dhe municion luftarak, ndërsa në pranga ka rënë një 42-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, 42-vjeçari u kap në flagrancë në zonën e Unazës së Madhe, në Tiranë, duke transportuar me automjet rreth 10 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që transportonte lëndë narkotike dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë.

“Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia Shqiptare.

Policia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës