Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shumica e viktimave nga zjarri në Spanjë dyshohet se janë shtetas të huaj

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 16:19
Shumica e viktimave nga zjarri në Spanjë dyshohet se janë shtetas të huaj

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga zjarri i madh që përfshiu një zonë turistike në Andaluzi, në jug të Spanjës, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se shumica e viktimave dyshohet se janë shtetas të huaj.

Sipas ministrit të Emergjencave të Andaluzisë, Antonio Sanz, gjithçka tregon se të vdekurit janë kryesisht ose tërësisht shtetas të huaj. Deri më tani, 19 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Mes viktimave janë edhe katër persona që dyshohet të kenë qenë shtetas britanikë. Ata u dogjën brenda automjetit të tyre, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga zona e rrezikuar.

Autoritetet thanë se disa prej viktimave dolën nga rrugët e përcaktuara për evakuim dhe tentuan të shpëtonin përmes një lumi, por u kapën nga flakët, raporton Euronews.

Rreth 500 zjarrfikës, të mbështetur nga Njësia Ushtarake e Emergjencave e Spanjës, po vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarrit dhe kërkimin e personave të zhdukur.

Nga zonat e prekura janë evakuuar rreth 800 persona, ndërsa afro 200 prej tyre janë strehuar në qendra të përkohshme.

Zjarri ka përfshirë zonën e Los Gallardos, pranë fshatit Bedar, një destinacion i njohur për turistët dhe banorët e huaj. Sipas autoriteteve, deri tani janë djegur mbi 3.150 hektarë pyje dhe toka bujqësore, ndërsa rreziku mbetet i lartë për shkak të temperaturave ekstreme dhe erërave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:57Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij
  • 18:00Tre tërmete të njëpasnjëshme alarmojnë Turqinë
  • 13:16Boshnjakët votojnë në zgjedhjet që përballin forcat pro-perëndimore me ato nacionaliste
  • 11:48Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë
  • 21:57Kandidati austriak për president premton kthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Shqipëri