Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carolina Leavitt, tha se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka “treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake” kur e sheh të nevojshme.
Trump po shqyrton të gjitha opsionet në lidhje me Iranin
“Mendoj se një gjë në të cilën Presidenti Trump është shumë i mirë është që t’i mbajë gjithmonë të gjitha opsionet në tryezë, dhe sulmet ajrore do të ishin një nga shumë, shumë opsione që janë në tryezë”, u tha Leavitt gazetarëve.
