Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shtëpia e Bardhë tregon se ku do mbahen negociatat në mes SHBA-së dhe Iranit

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 20:30
Shtëpia e Bardhë tregon se ku do mbahen negociatat në mes SHBA-së dhe Iranit

Ndërsa armëpushimi qëndron i brishtë, Karoline Leavitt, Zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohen në mëngjesin e “Shtunës së Madhe” në Islamabad.

Sipas saj, ekipi negociator amerikan përbëhet nga Dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan, Steve Witkof, dhe Kushner, ndërsa pritet që udhëheqës i tyre të jetë Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance.

Në një njoftim për gazetarët në Uashington, Karoline Leavitt theksoi se “kufijtë e kuq të presidentit, përfshirë ndalimin e pasurimit të uraniumit në Iran, nuk kanë ndryshuar”.

“Fillimisht iranianët paraqitën një plan 10-pikësh, që ishte praktikisht i papërgjegjshëm dhe krejtësisht i papranueshëm, saqë presidenti Trump dhe ekipi i tij e hodhën fjalë për fjalë në koshin e plehrave”, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Më tej, ajo shtoi: “Shumë media raportuan gabimisht se ky plan ishte pranuar nga Shtetet e Bashkuara. Me afatin e presidentit që afrohej shpejt dhe ushtrinë amerikane që po godiste Iranin me çdo orë që kalonte, regjimi pranoi realitetin përpara ekipit negociator.

Pas kësaj, ata paraqitën një plan më të arsyeshëm, krejtësisht ndryshe dhe të përmbledhur. Presidenti Trump dhe ekipi i tij vendosën se ky plan i ri dhe i modifikuar mund të shërbente si bazë funksionale për negociata, e cila përputhej me propozimin tonë 15-pikësh”, deklaroi Leavitt. /Panorama

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra