Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rama nga Danimarka: Shqipëria po vrapon drejt BE-së

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 11:05
Rama nga Danimarka: Shqipëria po vrapon drejt BE-së

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se Shqipëria po vrapon drejt Bashkimit Evropian.

Këto deklarata ai i bëri para nisjes së samitit të Komunitetit Evropian në Kopenhagë të Danimarkës.

“Ne po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi të gatshëm së shpejti dhe varet nga nga të mëdhenjtë në dhomë që të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na pranojnë brenda, sepse kjo do të jemi një vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian, tha Rama duke iu referuar negociatave të Shqipërisë për BE.

Shefi i ekzekutivit shqiptar atje foli edhe për “Diellën”, ministren për Inteligjencë Artificiale dhe kritikat me të cilat janë ballafaqur rreth saj.

Në samitin danez, Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky takim i bën bashkë 45 liderë evropianë, përfshirë edhe ata të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Komuniteti Politik Evropian (EPC) është një platformë për liderët evropianë ku diskutohen çështjet kryesore me të cilat përballet kontinenti. I nisur në vitin 2022, EPC-ja synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre jashtë saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:01Një tjetër Exchange bie pre e skemës së Kumrie Zikës, merr 5 mijë euro dhe largohet nga puna
  • 11:49Një pjesë e raketës SpaceX dyshohet se është përplasur me Hënën, reagon NASA
  • 11:16Përhapen 14 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Shqipëri, pesë vijojnë të jenë aktive
  • 09:26Vritet influenceri meksikan, ishte live në TikTok
  • 08:51Drejtpërdrejt: Raketa e SpaceX pritet të godasë Hënën me shpejtësi të lartë sot