Një shef zjarrfikësish që po kalonte aty pranë reagoi menjëherë dhe shpëtoi shoferin dhe fëmijën.
Një shofer 37-vjeçar është përplasur në liqenin Lungern të premten së bashku me një fëmijë pesëvjeçar në makinën e tij. Një shef zjarrfikësish që po kalonte aty pranë reagoi menjëherë dhe shpëtoi shoferin dhe fëmijën, raporton policia kantonale, transmeton albinfo.ch.
Të dy treguan shenja të hypoternmisë, por nuk janë lënduar, shkruan policia kantonale e Obwalden në një deklaratë.
Shërbimi i ambulancës i ka trajtuar ata në vendngjarje.
