Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Itali

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 20:04
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Itali

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pasditen e së enjtes, 13 gusht, në një fabrikë municionesh në Colleferro, në jug të provincës së Romës, Itali.

Shpërthimi u dëgjua në një distancë prej disa kilometrash dhe u shoqërua me një re të madhe tymi të zi që u ngrit mbi zonën industriale. Sipas raportimeve të para, ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në kompleksin e kompanisë Knds Ammo Italy, ish-Simmel Difesa, e specializuar në prodhimin e municioneve dhe pajisjeve për industrinë e mbrojtjes.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë fillimisht një zjarr në ambientet e fabrikës dhe, pak çaste më vonë, një shpërthim të fuqishëm.Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në repartin ku kryhet përpunimi dhe presimi i barutit, përpara se të ndodhte shpërthimi. Kryetari i bashkisë së Colleferros, Giulio Calamita, tha se shpërthimi mund të ketë ndodhur pranë një përzierësi të përdorur në procesin e prodhimit.

Në vendngjarje janë dërguar disa ekipe të zjarrfikësve, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të vlerësuar dëmet.Fabrika shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 100 hektarësh dhe është pjesë e objekteve që i nënshtrohen rregullave të sigurisë Seveso për shkak të rrezikut nga aksidentet e mëdha. Në kompleks prodhohen municione dhe pajisje shpërthyese për sektorin e mbrojtjes, ndërsa aty ndodhen edhe depo dhe ambiente për prodhimin, mbushjen dhe montimin e tyre.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në fabrikën e Colleferros. Më 9 tetor 2007, një shpërthim në ish-Simmel Difesa shkaktoi vdekjen e një punëtori dhe plagosjen e të paktën 12 personave. Në vitin 2017, një tjetër shpërthim në një makineri të linjës së prodhimit shkaktoi një zhurmë të fortë dhe një re tymi, por pa persona të lënduar.Pranë kompleksit ndodhet edhe një nga objektet kryesore të kompanisë italiane Avio, ku prodhohen motorë me karburant të ngurtë dhe përforcues për raketat hapësinore Ariane dhe Vega, si dhe sisteme shtytëse për disa raketa të mbrojtjes ajrore.

shpërthimfuqishëmmunicioneve

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra