Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

ShBA-ja ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro

GD
Gazeta Demos8 gusht 2025 në 09:31
ShBA-ja ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro

Shtetet e Bashkuara e kanë dyfishuar shpërblimin për personat që ofrojnë të dhëna që do të çonin në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e akuzuar se ai është “njëri nga trafikuesit më të mëdhenj të narkotikëve në botë”. Shpërblimi u çua në 50 milionë dollarë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është kritikues i vjetër i Maduros, i cili u rikthye në pushtet në janar pas zgjedhjeve të dyshimta për keqpërdorim të votave. Rezultatet e garës u hodhën poshtë gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, raporton televizioni BBC .

Kryeprokurorja e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, tha se vendi i saj do ta dyfishojë shpërblimin prej 25 milionë dollarësh dhe shtoi se Maduro është drejtpërdrejt i lidhur me operacionet e trafikimit të drogës.

Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, tha se lajmi për dyfishimin e shpërblimit për arrestimin e Maduros është “patetik” dhe “propagandë politike”.

“Ne nuk jemi të befasuar, kur kjo vjen nga ata që vjen” – tha kryediplomati venezuelas, duke e akuzuar zonjën Bondi se po bën përpjekje për një “shpërqendrim dëshpërues” nga kryetitujt e mediave që lidhen me reagimet për trajtimin e rastit të abuzuesit seksual, Jeffrey Epstein.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara i kishin akuzuar Maduron dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Venezuelës me një varg shkeljesh, përfshirë narko-terrorizmin, korrupsionin dhe trafikimin e drogës.

Në atë kohë, Departamenti i Shtetit i ShBA-së kishte pretenduar se Maduro kishte punuar me grupin rebel kolumbian, Farc, për ta “shfrytëzuar kokainën si armë për t’i “vërshuar” Shtetet e Bashkuara”.

Në një video të publikuar në rrjetin X të enjten, Bondi e akuzoi Maduron për bashkërendim me grupet si Tren de Aragua – bandë venezuelase të cilën administrata e Trumpit e ka shpallur organizatë terroriste – dhe Karteli Sinaloa, rrjet i fuqishëm kriminal me bazë në Meksikë.

Kryeprokurorja amerikane pretendoi se agjencia amerikane kundër drogës, DEA, kishte “konfiskuar 30 tonë kokainë të lidhur me Maduron dhe bashkëpunëtorët e tij, me gati shtatë tonë të lidhur me vetë Maduron”.

Presidenti i Venezuelës në të kaluarën i ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara se ai është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikimin e drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar