Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

ShBA-ja i mbështet për herë të parë garancitë e sigurisë për Ukrainën

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 22:24
ShBA-ja i mbështet për herë të parë garancitë e sigurisë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara për herë të parë të martën mbështetën një koalicion të gjerë të aleatëve të Ukrainës për t’u zotuar që të ofrojnë garanci të sigurisë, në të cilat, sipas udhëheqësve, do të përfshihen zotime të detyrueshme për ta mbështetur këtë shtet, nëse sulmohet përsëri nga Rusia.

Zotimi erdhi në një samit të mbajtur në Paris nga “koalicioni i vullnetit”, i përbërë kryesisht nga shtete evropiane për forcimin e garancive të sigurisë në mënyrë që Kievi të sigurohet në rast të një armëpushimi me Rusinë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Emisari i posaçëm amerikan, Steve Ëitkoff, tha pas samitit se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, “qëndron fuqishëm prapa protokolleve të sigurisë”.

“Qëllimi i këtyre protokolleve të sigurisë është që… të frenohet çfarëdo sulmi, çfarëdo sulmi i mëtejmë në Ukrainë dhe… nëse ka ndonjë sulm, qëllimi i tyre është që të mbrojnë dhe ato do t’i bëjnë të dyja. Ato [garancitë] janë aq të forta sa i ka parë ndonjëherë ndokush” – deklaroi ai.

Në një deklaratë të udhëheqësve të koalicionit gjithashtu thuhet se aleatët do të marrin pjesë në një mekanizëm të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për vëzhgimin dhe verifikimin e armëpushimit.

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës që nisi në shkurtin e vitit 2022 janë përshpejtuar nga nëntori i vitit të kaluar. Megjithatë, Moska ende nuk ka dhënë shenja gatishmërie për të bërë lëshime, pasi Kievi kishte bërë shtytje për ndryshime në një propozim amerikan, i cili fillimisht i mbështeste kërkesat kryesore të Rusisë.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:34SHBA tërhiqet nga Iraku, forcat amerikane largohen plotësisht nga vendi
  • 22:34Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
  • 21:43Tragjike në Fier: Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari i paralizuar
  • 18:49Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
  • 18:23Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas