Sipas autoriteteve amerikane, forcat e ShBA-së kanë goditur rreth 90 objektiva ushtarake, disa prej tyre pranë Ngushticës së Hormuzit. Nga ana tjetër, Irani njoftoi se si pasojë e sulmeve të dy ditëve të fundit kanë humbur jetën të paktën 14 persona, shkruan BBC .
Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu se janë goditur objektiva pranë centralit bërthamor të Bushehrit, duke cituar zëvendësguvernatorin e provincës. Deri më tani, ShBA-ja nuk ka komentuar këto pretendime.
Në kundërpërgjigje, Irani deklaroi se ka shënjestruar objektiva amerikane në Kuvajt, Bahrein dhe Katar. Më vonë gjatë së enjtes, mediat pranë qeverisë iraniane raportuan për sulme të tjera ndaj objektivave në Kuvajt, Jordani dhe Irak.
