Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

ShBA drejt mbylljes së qeverisë, Trump thërret takim urgjent me Kongresin

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 08:30
ShBA drejt mbylljes së qeverisë, Trump thërret takim urgjent me Kongresin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet sot me udhëheqësit kryesorë të partive Republikane dhe Demokrate në Kongres, ndërsa vendi përballet me rrezikun e një mbylljeje të pjesshme të qeverisë, që mund të nisë që të mërkurën në mesnatë.

Takimi zhvillohet në një klimë tensioni, pasi palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për buxhetin e përkohshëm që do të mbante funksionale agjencitë federale deri më 21 nëntor.

Muajin e kaluar, Demokratët në senat refuzuan një projektligj të hartuar nga Republikanët, me argumentin se ai nuk përfshin mbështetje për shërbimin shëndetësor, përfshirë rikthimin e fondeve për Medicaid, programe që ishin prekur nga ligji “One Big Beautiful Bill Act” i propozuar më herët nga Trump.

Nga ana tjetër, Republikanët kërkojnë që çështjet e kujdesit shëndetësor të trajtohen veçmas, si pjesë e negociatave për një pako të plotë financiare.

Edhe pse Republikanët kanë shumicën me 53 nga 100 vende në Senat, për të kaluar një projektligj buxhetor nevojiten të paktën 60 vota, që do të thotë se pa mbështetjen e Demokratëve, marrëveshja nuk mund të kalojë, raporton AlJazeera.

Nëse nuk arrihet marrëveshje deri të mërkurën në mesnatë, një pjesë e agjencive qeveritare do të ndalojnë së funksionuari. Punonjësit federalë do të mbeten pa paga përkohësisht, edhe pse do të kompensohen më pas. Ata që nuk konsiderohen të domosdoshëm do të dërgohen në shtëpi pa punë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë në SHBA. Sipas Qendrës për Politika Bipartizane, që nga viti 1980 janë regjistruar 14 mbyllje qeveritare, shumica me kohëzgjatje të shkurtër. Më e gjata zgjati 34 ditë, në fund të vitit 2018 dhe fillim të 2019.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:44Abdul El-Sayed shpall fitoren në Michigan, bëhet myslimani i parë në Senatin amerikan
  • 07:58Obama reagon pas fitores së demokratëve: Amerikanët duan një politikë që i bashkon njerëzit
  • 07:55Pas gati 30 vjetësh në Senat, bashkëpunëtorja e Trumpit humb zgjedhjet
  • 07:52Demokratët ia marrin kontrollin e Kongresit dhe Senatit, Trump reagon ashpër pas rezultateve të dobëta zgjedhore
  • 07:49Demokratët fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, humbje e madhe për Trumpin