Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

GD
Gazeta Demos9 gusht 2025 në 15:44
SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, do t’i mirëpresin të shtunën në një takim këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Evropa dhe SHBA-ja për të biseduar për luftën e Rusisë në Ukrainë, tha zyra e kryeministrit Keir Starmer.

Kryeministri britanik Starmer bisedoi në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para takimit të sigurisë, sipas njoftimit.

Takimi do të jetë “një forum i rëndësishëm për të biseduar për përparimin drejt sigurimit të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim, njofton REL.

“Të dy liderët përshëndetën dëshirën e presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj lufte barbare dhe pajtuan se duhet të vazhdojmë të ushtrojmë trysni ndaj Putinit, që të përfundojë luftën e tij të paligjshme”, thuhet në komunikatë.

“Kryeministri e mbylli bisedën duke përsëritur mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj”.

Ky takim do të mbahet një ditë pasi u konfirmua zyrtarisht takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, të premten e ardhshme në Alaskë.

Synimi i takimit të Trumpit me Putinin është për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Ende nuk ka pasur ndonjë përmendje të pjesëmarrjes së Ukrainës në samitin e 15 gushtit, pavarësisht insistimit të Kievit dhe vendeve evropiane se vendi i shkatërruar nga lufta duhet të jetë pjesë e negociatave.

Megjithatë, këshilltari i sigurisë kombëtare të Ukrainës do të marrë pjesë në takimin e së shtunës, së bashku me homologët e tij evropianë dhe amerikanë, tha zyra e Starmerit.

Vance ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për pushime dhe e nisi vizitën të premten me një takim me Lammyn në rezidencën qeveritare britanike në juglindje të Londrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën
  • 17:13Greqia “në luftë” me zjarret, digjen 150 shtëpi në Atikë
  • 16:08Sulmet e Houthive vijnë pasi Arabia Saudite nënshkroi pakt mbrojtjeje me Pakistanin e Turqinë
  • 14:20Izraeli refuzon planin e SHBA-së për Gazën, Netanyahu: Hamasi duhet të çarmatoset tërësisht