Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Serbët protestojnë në mënyrë kreative: Momenti kur dezinfektojnë rrugët pas vizitës së Vuçiqit

GD
Gazeta Demos9 shtator 2025 në 08:35
Serbët protestojnë në mënyrë kreative: Momenti kur dezinfektojnë rrugët pas vizitës së Vuçiqit

Në vendbanimin Borça, pranë Beogradit, qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e djeshme për të realizuar një aksion simbolik të dezinfektimit të rrugëve, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhej aty një ditë më parë.

Protestuesit kanë ecur përgjatë së njëjtës rrugë ku të dielën kishin kaluar mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS), të cilët kishin ardhur për të përshëndetur liderin e tyre. Në ballë të kolonës së protestuesve ndodheshin disa persona të veshur me skafandera mbrojtëse dhe të pajisur me mjete për dezinfektimi, duke inskenuar një “pastrim” simbolik të zonës.

Një ditë më parë, përveç Vuçiqit, në Borçë kishte qenë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ndërsa në mesin e mbështetësve të pushtetit ishin të pranishëm edhe qytetarë me pankarta ku shkruhej “Nuk e japim Serbinë” dhe “Dua të mësoj”.

Gjatë fjalimit të tij, Vuçiq u premtoi banorëve të Borçës “lajme të mira” në të ardhmen dhe tha se do të angazhohet për zhvillimin e këtij vendbanimi dhe të të gjitha zonave në anën e majtë të lumit Danub.

“Do të luftojmë për Borçën, por jo vetëm për Borçën – për të gjitha vendbanimet në anën e majtë të Danubit, ashtu siç ndërtuam Shtëpinë e Shëndetit,” deklaroi ai.

Borča trenutno ! 👀 Repost – akademija zbor pic.twitter.com/1euTrvBTMi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:20SHBA-ja dënon sulmet në Arabinë Saudite, reagon presidenti Trump
  • 11:04Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
  • 08:45Të paktën 12 të vdekur dhe 309 të lënduar nga sulmi në aeroportin e Riadit
  • 21:16Kush është Nidal Hasan, ish-majori i ushtrisë ekzekutimi i të cilit pritet të transmetohet “live”?
  • 21:05Sërish sulm me thikë në një shkollë polake