Senatori republikan amerikan Thom Tillis ka reaguar ashpër ndaj të dërguarit special të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, pasi ky i fundit e cilësoi presidentin rus Vladimir Putin si “humanitar”.
“Çfarë dreqin, Steve? Shikoje përkufizimin e fjalës ‘humanitar’. Është e turpshme dhe skandaloze ta thuash një gjë të tillë”, ka shkruar Tillis në një reagim të publikuar në rrjetin social X, të mërkurën.
“Duhet të kthehesh në Ukrainë dhe t’i pyesësh familjet e fëmijëve që Putini i ka rrëmbyer dhe vrarë nëse pajtohen që miku yt, Putini, është ‘humanitar’”, ka shkruar Tillis.
