Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Senati i ShBA-së miraton buxhetin rekord prej 901 miliardë dollarësh

GD
Gazeta Demos17 dhjetor 2025 në 20:12
Senati i ShBA-së miraton buxhetin rekord prej 901 miliardë dollarësh

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka miratuar me shumicë votash projekligjin në vlerë prej 901 miliardë dollarësh për Pentagonin.

Kjo më pas do t’i përcillet presidentit Donald Trump, i cili do ta nënshkruajë atë për t’u shndërruar më pas në ligj.

Siç shkruan, Reuters, akti Autorizues i Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) është kompromis mes masave të ndara që ishin miratuar më herët këtë vit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Me këtë ligj autorizohet një shumë rekorde prej 901 miliardë dollarësh për shpenzime vjetore të mbrojtjes, ku përfshihen rritja e pagave prej 4 për qind për ushtarët, blerja e pajisjeve ushtarake dhe përpjekjet për të triumfuar në konkurrencën me Kinën e Rusinë, transmeton Klankosova.tv.

77 prej senatorëve e dhanë votën pro, kurse veç 20 dolën kundër.

Mbështetje e fuqishme këtij projektligji iu dha nga dyjat partitë, republikane dhe demokrate.

Projektligji ishte miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar.

Ndryshe nga qëndrimet e presidentit Donald Trump, republikanët e të cilit e kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, buxheti i mbrojtjes përfshin disa dispozita për fuqizimin e sigurisë në Evropë, pavarësisht se Trumpi më herët këtë muaj e lëshoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, e cila u pa si miqësore ndaj Rusisë dhe rivlerësim i marrëdhënies së Uashingtonit me Evropën.

Në këtë buxhet parashikohen 800 milionë dollarë për Ukrainën, nga 400 milionë për secilin prej dy viteve të ardhshme, si pjesë e Nismës për Asistencë Sigurie për Ukrainën, me të cilën kompanitë amerikane paguhen që të prodhojnë armë për Ukrainën.

Projektligji e përfshin edhe Nismën për Sigurinë e Baltikut dhe me të ndahen 175 milionë dollarë për mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Me këtë legjislacion kufizohet aftësia e Departamentit të Mbrojtjes që të mos e zvogëlojë numrin e trupave në Evropë nën 76 mijë dhe komandantit të ushtrisë amerikane për Evropën i ndalohet dorëzimi i titutllit të komandantit supreme të NATO-s.

Sidoqoftë, në projektligjin e ri nuk përfshihen fondet për ta ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departament të Luftës, diçka që e dëshiron presidenti amerikan, por formalisht nuk mund ta bëjë pa miratimin e Kongresit.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth
  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore
  • 17:41Pekini përballet me reshje të dendura, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe rrëshqitje dheu
  • 15:30Shi i rrëmbyeshëm edhe në Shqipëri
  • 14:23BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë