Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rutte: NATO do të jetë e ashpër, por e matur për shpenzimet në mbrojtje

GD
Gazeta Demos27 qershor 2026 në 16:05
Rutte: NATO do të jetë e ashpër, por e matur për shpenzimet në mbrojtje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, deklaroi se aleanca do të jetë “e ashpër, por e matur” për t’u siguruar që vendet anëtare të përmbushin angazhimet për rritjen e shpenzimeve ushtarake, mes debateve që po zhvillohen në disa shtete, përfshirë Britaninë e Madhe.

Duke folur në një aktivitet në Uashington, Rutte tha se qeveritë do të përballen me vendime të vështira për të gjetur fondet e nevojshme, duke përmendur si shembuj Britaninë, Italinë dhe Holandën Sipas tij, detyra kryesore e çdo qeverie është garantimi i sigurisë kombëtare.

Ai theksoi se një nga temat kryesore të samitit të NATO-s që do të mbahet muajin e ardhshëm në Ankara do të jetë vlerësimi nëse vendet kanë një plan të besueshëm për të arritur objektivin e shpenzimeve prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Ky objektiv parashikon që 3.5% e PBB-së të shpenzohet për mbrojtjen bazë, ndërsa 1,5% për forcimin e qëndrueshmërisë, infrastrukturës dhe sigurisë kombëtare.

Komentet e Rutte vijnë në një kohë kur në Britaninë e Madhe vazhdon debati për financimin e ushtrisë. Ish-ministri i Mbrojtjes, John Healey, dha dorëheqjen pasi plani i investimeve ushtarake parashikonte vetëm 13,5 miliardë paund shtesë, shumë më pak se 28 miliardët që kërkonin zyrtarët.

Ndërkohë, kryeministri në largim, Keir Starmer, është zotuar të publikojë planin e ri të investimeve në mbrojtje përpara samitit të liderëve të NATO-s më 7 korrik, edhe pse zbatimi i tij pritet t’i mbetet pasardhësit të mundshëm, Andy Burnham.

Nato

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:04‘‘Bisedë intensive’’- Kryediplomati gjerman takim befasues me Lavrov në Nju Jork, Politico sjell detaje
  • 20:38Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë, jo në OKB
  • 19:09Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin
  • 17:10Për çka dëshiron t’i paguajë ushtarët amerikanë Polonia?
  • 15:33Gjashtë të vdekur pas shpërthimit që shkatërroi një ndërtesë në Athinë