Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rubio thotë se SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 23:40
Rubio thotë se SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë, teksa vazhdojnë bisedimet teknike për memorandumin e mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, i nënshkruar javën e kaluar dhe që synon t’i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke folur në Kuvajt më 24 qershor gjatë një turi në shtetet e Gjirit, Rubio theksoi se Shtetet e Bashkuara “nuk do të bëjnë asgjë që cenon sigurinë e aleatëve tanë”, ndërsa negociatat zhvillohen.

Vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Bahrejn vjen mes shqetësimeve të disa qeverive të shteteve të Gjirit Persik se marrëveshja e propozuar është tepër e favorshme ndaj Teheranit.

Memorandumi, që është marrëveshja e parë e këtij lloji e nënshkruar nga presidentët e SHBA-së dhe Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, përfshin një fond të propozuar prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit pas luftës, si dhe lehtësimin e disa sanksioneve.

Rubio tha se negociatorët teknikë do t’i rifillojnë bisedimet më vonë gjatë këtij muaji, me gjasë në Zvicër, për të përcaktuar detajet e zbatimit të marrëveshjes.

“Nëse Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje të mirë dhe reale, Shtetet e Bashkuara janë të hapura për këtë”, tha ai, duke paralajmëruar megjithatë se presidenti Donald Trump ende ka “opsione” nëse diplomacia dështon.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit në fund të shkurtit. Në prill u arrit një marrëveshje e brishtë e armëpushimit.

Presidenti Trump ka thënë se nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore.

Një ditë më parë, Trump tha se Irani është pajtuar ta lejojë nivelin më të lartë të inspektimeve të objekteve të tij bërthamore, dhe se inspektimet do të vazhdojnë për një kohë të papërcaktuar.

Ky pretendim u bë fillimisht më 22 qershor nga nënpresidenti amerikan, JD Vance, i cili tha se Irani kishte rënë dakord për inspektime të objekteve të tij bërthamore dhe se këto inspektime mund të zhvilloheshin që këtë javë.

Megjithatë, zyrtarët e Republikës Islamike e kanë hedhur poshtë çdo sugjerim se inspektorëve ndërkombëtarë do t’u lejohet qasje në vendet bërthamore të vendit./RadioEvropaeLirë

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:23Publikohen pamjet e sulmit në një shkollë në Turqi ku mbetën të plagosur 11 persona
  • 14:09Apeli e lë në paraburgim Ergys Agasin
  • 14:08SPAK me njoftim zyrtar për masat ndaj Vlora Hysenit: Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra
  • 10:57Në vitin 2021 u shkarkua nga AKI, tani pezullohet nga detyra në SHISH – Kush është Vlora Hyseni që u vu në “arrest shtëpie”?
  • 10:10Masa ndaj drejtueses së SHISH dhe kontrollet ndaj Prodës, Tabaku kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë