Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, akuzoi Iranin se po e merr botën “peng” përmes sulmeve të tij hakmarrëse dhe këmbënguli se Shtetet e Bashkuara ishin në rrugën e duhur me objektivat e tyre të luftës.
“Mendoj se të gjithë po e shohim tani kërcënimin që ky regjim klerikal paraqet për rajonin dhe për botën. Ata po përpiqen ta mbajnë peng botën”, tha Rubio në një aktivitet në Departamentin e Shtetit.
Rubio tha se SHBA-të janë “në rrugë të mbarë” për të shkatërruar aftësinë e Iranit për të kërcënuar fqinjët e tij dhe botën me raketa, duke shtuar se qëllimi i sulmeve ajrore të vazhdueshme është eliminimi i rezervave të raketave balistike të Iranit, aftësia e tij për t’i prodhuar ato dhe aftësia e tij për t’i lëshuar ato.
