Ky ishull në Shqipëri, kryesisht i paprekur dhe jashtë rrjetit elektrik për dekada, tani është në qendër të një prej zhvillimeve më ambicioze të turizmit luksoz në Mesdhe.
Projekti është i përqendruar në Ishullin e Sazanit, një ish-post ushtarak i vendosur midis deteve Adriatik dhe Jon.
Gjatë një interviste, Ivanka përshkroi se ishte magjepsur nga bukuria natyrore e ishullit pasi eksploroi zonën.
“Jam rikthyer te rrënjet e mia në pasuri të paluajtshme gjë që ka qenë shumë argëtuese, dhe po punoj në një projekt të jashtëzakonshëm me burrin tim në mesdhe. Ai është masiv në shkallë. Është një ishull privat i pabesueshëm, i bukur, 1400 hektarë në mes të mesdheut. Ne ishim në barkën e një miku dhe ndaluam për të notuar. Në thelb kështu e gjetëm. Notuam drejt ishujve, bëmë një shëtitje zbathur deri në majë dhe mbetëm të magjepsur. Që nga atëherë na ka mbetur në mendje. Për mua kjo është më shumë sfidë se sa çdo gjë tjetër”, tha ajo gjatë një interviste, transmeton Klankosova.tv.
POSTIM
Çfarë po ndërtojnë saktësisht?
Plani i zhvillimit përfshin transformimin e ishullit në një destinacion luksoz të nivelit të lartë. Sipas miratimeve të qeverisë shqiptare dhe detajeve të projektit të publikuara deri më tani, propozimi përfshin:
Hotele luksoze dhe vila private
Marina dhe objekte bregdetare
Hapësira ekskluzive për mikpritje dhe argëtim
