Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Reuters: Washingtoni i ka dhënë afat një javë Zelenskyt për planin 28 pikësh, refuzimi mund të çojë në pasoja serioze

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 14:47
Reuters: Washingtoni i ka dhënë afat një javë Zelenskyt për planin 28 pikësh, refuzimi mund të çojë në pasoja serioze

Një plan i ri i administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë parashikon që Kievi t’i lëshojë territor Rusisë, njohjen “de facto” të Krimesë dhe territoreve të tjera ukrainase të marra me forcë nga Kremlini si ruse dhe kufizime në madhësinë e ushtrisë së Ukrainës, sipas një drafti të planit që mediat botërore raportojnë se e kanë parë.

Shumë nga idetë e paraqitura në planin 28-pikësh janë refuzuar në negociatat e mëparshme nga Ukraina dhe zyrtarët evropianë dhe do të shiheshin si lëshime ndaj Rusisë.

Siç raporton Reuters me burime, Ukraina po përballet me një presion shumë më të fortë nga Uashingtoni sesa në përpjekjet e mëparshme për negociata me Moskën. Këtë herë, sipas burimeve, administrata amerikane i tha qartë Kievit se duhet të bjerë dakord me kornizën e marrëveshjes amerikane të paqes dhe atë së shpejti.

Një nga burimet tha se SHBA kanë dhënë Ukrainës një afat – ata duan që Kievi të nënshkruajë marrëveshjen kornizë deri të enjten e ardhshme. Përveç kësaj, Uashingtoni e bëri të qartë se refuzimi mund të çojë në pasoja serioze, thekson raportimi.

Burimet e Reuters pohojnë se zyrtarët amerikanë kanë treguar se në rast të një refuzimi, mbështetja kryesore do të reduktohej ose edhe do të pezullohej, kryesisht dërgimi i armëve dhe shkëmbimi i inteligjencës. Pikërisht mbi këtë mbështetje mbështetet mbrojtja ukrainase për gati tre vjet.

Kremlini tha të premten se Rusia nuk kishte marrë ende asgjë zyrtare nga Shtetet e Bashkuara mbi planin 28-pikësh të paqes për Ukrainën, por se ishte gati të negocionte.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska dhe Uashingtoni ende nuk po i diskutojnë propozimet në detaje, por se kontaktet po zhvillohen.

Edhe presidenti ukrainias, Zelensky konfirmoi se kishte marrë planin e SHBA-së, por nuk komentoi drejtpërdrejt përmbajtjen e tij. Ai postoi në Telegram gjatë natës se Ukraina ishte “e gatshme për punë konstruktive, të ndershme dhe të shpejtë”.

trump

Të ngjashme

Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump

Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump

22:48
Përfundon takimi mes Trump dhe Xi Jinping

Përfundon takimi mes Trump dhe Xi Jinping

21:35
Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

20:03

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:16Trumpi e pret presidentin e Kinës, thotë se është "krenar" për marrëdhëniet SHBA-Kinë
  • 15:20“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata
  • 14:36Gjykata merr një vendim për Vlora Hysenin
  • 13:28Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza
  • 12:08Vlora Hyseni i turret gazetares: Si kalon në takime ti me agjentët serbë në dhomat e Hotel ‘Rogner’