Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Reshjet izolojnë dy fshatra në Shqipëri, dhjetëra banorë mbesin të bllokuar

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2025 në 15:00
Reshjet izolojnë dy fshatra në Shqipëri, dhjetëra banorë mbesin të bllokuar

Reshjet e shumta dhe kushtet e vështira atmosferike në Shqipëri kanë sjellë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së rrugëve në zonat rurale të Bashkisë Maliq dhe njësitë administrative të Pogradecit. Për pasojë, qarkullimi është vështirësuar, ndërkohë dhjetëra banorë kanë mbetur të izoluar.

Në fshatin Dushar raportohen rreth 30 familje të bllokuara, pasi rruga është bërë e pakalueshme. Për një rast emergjent, banorët janë detyruar të ndërhyjnë vetë, duke hapur përkohësisht rrugën për të mundësuar kalimin dhe duke shmangur një situatë edhe më të rëndë.

Sipas verifikimeve në terren dhe kontakteve me kryepleqtë, në njësinë Dardhas janë konstatuar problematika serioze, konkretisht:

Në fshatin Stropckë, një lagje është bllokuar nga shembja dheut.

Në Dardhas ka shembje dhe gërryerje të rrugës që kërkon ndërhyrje. Rruga që lidh Dardhasin me fshatrat e sipërm është bërë e pakalueshme duke izoluar gati 6 fshatra të Gorës. (Osnat, Dërdushë, Niçë, Prenisht, Lekas, Stërkanj)

Në Dërdushë është bllokuar një përrua nga inertet.

Në Osnat, ura pranë lumit është e pakalueshme, ndërsa në dalje të fshatit ka shembje dherash që kërkojnë pastrim.

Në Niçë është bllokuar një urë nga prurjet e shumta dhe është e pakalueshme.

Në Stërkanj ka dëmtime të mëdha të rrugës dhe kalimi mundësohet vetëm me mjete të rënda.

Në njësinë Proptisht nevojitet ndërhyrje me fadromë për hapjen e rrugëve në fshatrat Selishtë, Zall Torrë, Rrodokal Sipër dhe Kriçkovë.

Ndërkohë, në njësinë Çërravë, rruga që lidh Çërravën me Lumasin kërkon ndërhyrje për hedhje çakulli, pasi është dëmtuar dhe vështirëson qarkullimin.

fshatra

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth
  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore
  • 17:41Pekini përballet me reshje të dendura, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe rrëshqitje dheu
  • 15:30Shi i rrëmbyeshëm edhe në Shqipëri
  • 14:23BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë