Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Raportohet se lideri i ri iranian u dërgua në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror, mediat e huaja: Transporti i Mojtaba Khamenei u ofrua nga Putin

GD
Gazeta Demos15 mars 2026 në 18:58
Raportohet se lideri i ri iranian u dërgua në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror, mediat e huaja: Transporti i Mojtaba Khamenei u ofrua nga Putin

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas vrasjes së babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei më 28 shkurt, mësohet është dërguar me urgjencë në Moskë për një operacion të menjëhershëm në këmbë pasi ka mbetur i plagosur.

Sipas Daily Mail, Mojtaba Khamenei u raportua në koma në Spitalin Universitar Sina në Teheran pas një sulmi ajror nga amerikanët dhe izraelitët, i cili kishte si qëllim udhëheqësinë e Iranit.

Plagët e tij detyruan transportimin drejt Rusisë për një operacion që, sipas gazetës, ofrohej personalisht nga Vladimir Putin.

Agjencia Al-Jarida raporton se operacioni për evakuimin e Ajatollahut të ri ishte planifikuar të ishte i klasifikuar dhe përfshinte transportimin e tij me një avion ushtarak rus, ka transmetuar Panorama.

Më pas, ai u dërgua në një nga pallatet presidenciale të Putinit, ku iu nënshtrua një operacioni që rezultoi me sukses.

Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por Al-Jarida pretendon se informacioni i saj vjen nga një burim i lartë pranë liderit të ri të lartë iranian.

Irani

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:41Zjarr i fuqishëm në Kanada, mijëra banorë largohen nga shtëpitë
  • 22:26“Mami, mos më telefono” – momentet e tmerrit gjatë sulmit me armë në shkollën e Tajlandës
  • 21:54​Imeri: Zelensky sapo ke përqafuar hijen e Putinit në Ballkan
  • 21:18“Varet nga SHBA”, Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit
  • 21:08Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden