Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rama niset drejt Ankarasë, merr pjesë në Samitin vendimtar të NATO-s

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 07:48
Rama niset drejt Ankarasë, merr pjesë në Samitin vendimtar të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë këtë të martë drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet më 7 dhe 8 korrik, ku liderët e vendeve aleate do të diskutojnë çështjet kryesore të sigurisë globale dhe të ardhmen e Aleancës.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk, Rama pritet të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të serisë së takimeve që kreu i shtetit turk do të zhvillojë me liderët pjesëmarrës në samit.

Në samit do të marrin pjesë drejtuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve euroatlantike. Në fokus të diskutimeve do të jenë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, forcimi i kapaciteteve ushtarake të Aleancës, lufta në Ukrainë dhe sfidat e reja të sigurisë në rajonin euroatlantik.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të samitit pritet të jetë takimi mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për media.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë samit vlerësohet si pjesë e angazhimit të Shqipërisë në strukturat e NATO-s dhe koordinimit me aleatët për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:35Vuçiq njofton dorëheqjen: Largohem më 27 shtator
  • 22:59Rigjallërimi i Gazës: Shtëpitë rindërtohen nga druri e balta
  • 22:23Trump: Irani dëshiron “me dëshpërim” një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
  • 22:40Trump thotë se do t’i heqë të gjitha tarifat për uiskin irlandez, ndërsa përfundon vizitën dyditore
  • 20:09Droni rus goditi trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë