Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rama: Nis indeksimi i pagave në sektorin publik, kategoritë që preken

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2025 në 14:32
Rama: Nis indeksimi i pagave në sektorin publik, kategoritë që preken

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se projektbuxheti i vitit 2026 përfshin fillimin e indeksimit të pagave të punonjësve publikë në nivel qendror dhe lokal.

Sipas Euronews Albania, Rama në Facebook bëri me dije se për punonjësit e shëndetësisë, veç indeksimit vjetor, do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë.

“Projektbuxheti është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat në sektorin publik, qoftë në nivel qendror apo vendor. Kjo është një politikë e re pagash, që e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 milionë euro që në vitin e parë shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore”.

“Konkretisht, 10.600 punonjës shërbimi, shoferë, sanitarë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët, rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja, ndërsa mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Për herë të parë në shëndetësi do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë”, tha ai.

Edi Rama

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:51Publikohen pamje PA KOMENT| Protestuesit vjedhin parfumerinë në Tiranë
  • 12:34Tensionohet edhe sot situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave
  • 12:34“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më pranë anëtarësimit”, ministri Hoxha: Dora e zgjatur e BE-së duhet shtrënguar fort
  • 11:59Protestat në Shqipëri, AMP nis hetimet për veprimet e Policisë
  • 11:58Me skateboard në mesin e protestave, kanadezi: Më falni nëse ofendova, s’jam ekspert i situatës – kështu i dokumentoj gjërat