Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

GD
Gazeta Demos12 prill 2026 në 11:22
Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër rritje pagash që do të nisë nga muaji qershor, si pjesë e politikës për rritjen reale të të ardhurave dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse. Në podcastin e radhës Flasim, kreu i qeverisë shqiptare tha se paga minimale në vend ka arritur në 500 euro, ndërsa paga mesatare është rritur me rreth 10%.

“Nga 1 janari i këtij viti kemi hyrë në një fazë të re të rritjes së pagave, me një drejtim të qartë: rritje reale e të ardhurave dhe mbrojtje e fuqisë blerëse. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagat nominale, të cilat, nga paga minimale në shkallë vendi, janë rritur në 500 euro, apo në mesataren e përgjithshme kanë arritur në rreth 10%, me një ritëm të qëndrueshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Po këtu bëhet fjalë për çka na ka munguar si mekanizëm, jo sepse nuk e kemi ditur mungesën, por sepse s’kemi mundur ta adresojmë si pasojë e mungesës së mundësive të ekonomisë”.

Njëkohësisht, qeveria ka vendosur indeksimin e pagave në sektorin publik çdo dy vite, për të përballuar ndikimin e inflacionit.

“Sot që ekonomia na ka dhënë mundësi të reja, ne kemi vendosur të indeksojmë pagat në sektorin publik çdo dy vite, me mekanizma shtesë për kategori të ndryshme, dhe kësisoj të korrigjojmë impaktin e inflacionit mbi pagën për mësuesit, për mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe administratën”, tha Rama.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar sektorit të shëndetësisë. Nga qershori, mjekët do të përfitojnë deri në 18 mijë lekë shtesë në muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët rreth 12 mijë lekë, si dhe pagesa më të larta për turnet dhe përvojën.

“Një vëmendje e veçantë i është dhënë sistemit shëndetësor, ku nga qershori pagat do të rriten edhe në disa shërbime kritike. Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me të tjerët edhe për sa i përket rojeve, që janë një ngarkesë ekstra. Ndërkohë, shtesat konkrete do të arrijnë në 18 mijë lekë në muaj për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët, të shoqëruara me paga më të larta për turnet dhe një sistem rivlerësimi për përvojën”.

Sipas Ramës, kjo ndërhyrje synon të mbështesë kategoritë me përgjegjësi të lartë dhe të garantojë një rritje të qëndrueshme ekonomike për familjet shqiptare.

“Është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë aty ku përgjegjësia është më e lartë dhe ku sistemi kërkon mbështetje të përditshme. Është një politikë e qëndrueshme, sepse është një rritje ekonomike e qëndrueshme dhe janë mekanizma të nevojshëm, që kjo rritje ekonomike i ka bërë të mundshëm dhe, patjetër, edhe të matshëm në atë që është llogaria e çdo familjeje që jeton me punë të ndershme”.

Edi Rama

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s