Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Qetësohet situata në Lindjen e Mesme

GD
Gazeta Demos8 qershor 2026 në 16:17
Qetësohet situata në Lindjen e Mesme

Pas shkëmbimit të zjarrit gjatë natës, Irani njoftoi se vala e parë e sulmeve ndaj Izraelit ka përfunduar por paralajmëroi se mund të rinisë nëse ushtria izraelite vazhdon sulmet në Liban.

Nga ana e Izraelit nuk pati reagim të menjëhershëm.

Irani deklaroi se këto veprime ishin hakmarrje për bombardimet izraelite ndaj Hezbollhaut në periferi të Bejrutit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje që të dyja palët të ndalonin menjëherë konfliktin dhe kërkoi një armëpushim të menjëhershëm.

“Negociatat përfundimtare për paqen po vazhdojnë, me kusht që injoranca ose marrëzia të mos i pengojnë”, tha Trump.

Ai paralajmëroi gjithashtu se kufizimet amerikane ndaj porteve iraniane do të mbeteshin në fuqi derisa të arrihej një marrëveshje përfundimtare.

Gjatë natës Izraeli shënjestroi një uzinë petrokimike në Iran, ndërsa garda revolucionare raportoi sulme ndaj një objekti të ngjashëm në Haifa.

Nuk pati raporte për persona të vrarë apo të lënduar në të dy vendet.

Në shkëmbim zujarri u përfshinë edhe huthët e jemenit të cilët goditën tel avivin dhe thanë se do të ndalonin lundrimin e izraelit në detin e kuq.

Çmimet e naftës reflektuan menjëherë rritje në tregjet ndërkombëtare në orët mëngjesit por u stabilizuan sërish gjatë mesditës.

IranIzrael

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:29Trump reagoi pasi Guilfoyle dha dorëheqje si ambasadore amerikane në Greqi
  • 23:02Papa Leo diagnostikohet me kancer të mushkërive
  • 19:07Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
  • 18:55Zvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë
  • 18:43Tentimi i Vuçiqit dhe Dodiku për ta ruajtur pushtetin, analistët: Serbia dhe Republika Srpska po trajtohen si prona private