Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është përplasur me kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë, Peter Magyar, pas një deklarate të bërë nga ky i fundit se lideri rus Vladimir Putin “tërheq fijet” edhe në Serbi.
Magyar nënkuptoi se Putin ishte “kumbari” pas miqësive mes ish kryeministrit hungarez, Viktor Orban, që humbi zgjedhjet, kryeministrit sllovak Robert Fico si dhe Vuçiçit.
Duke folur për televizionin shtetëror serb, Vuçiç e sfidoi Magyar që ta thoshte emrin e Putinit, jo me nënkuptim. Ai e cilësoi deklaratën si të papërgjegjshme, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të dëmtojë marrëdhëniet me Hungarinë.
“E di saktësisht çfarë po ndodh në Serbi dhe gjithashtu e di çfarë lloj lidhjesh ekzistojnë mes qeverisë së Orbán dhe Serbisë së drejtuar nga Vuçiç, si dhe mes Robert Fico dhe Viktor Orbán. Po ashtu, e di përafërsisht se kush qëndron pas tyre, kush është ‘kumbar’ i këtyre miqësive të mëdha,” deklaroi Magyar në një konferencë për shtyp.
Në përgjigje të kësaj deklarate, presidenti serb tha:
“Ai tha se e di kush qëndron pas marrëdhënieve mes Orbán, Fico dhe Vuçiç. Po e pyes: kush është? Hajde, le ta thotë. Ai nuk ka asnjë ide… duke lënë të kuptohet se mund të jetë Putini.
