Presidenti rus, Vladimir Putin, ka biseduar në telefon me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, dhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë ditës së premte .

Presidenti rus, Vladimir Putin, në biseda telefonike të ndara të premten, i ka thënë presidentit të Iranit se Moska dënon veprimet e Izraelit kundër Teheranit, ndërsa kryeministrit izraelit i ka thënë se çështjet rreth programit bërthamor të Iranit mund të zgjidhen vetëm përmes diplomacisë, raporton Reuters.

Në një deklaratë të Kremlinit thuhet se Putin i ka thënë presidentit iranian Masoud Pezeshkian se Rusia “i dënon veprimet e Izraelit që janë ndërmarrë në kundërshtim me Kartën e OKB-së”, dhe ka shprehur ngushëllime për të vrarët.