Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Publikohen shifrat, kaq shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

GD
Gazeta Demos2 mars 2026 në 22:16
Publikohen shifrat, kaq shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka shtetas shqiptarë në situatë rreziku, ndonëse 13 persona kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas saj, ata janë kryesisht turistë, studentë dhe prindër me fëmijë të vegjël, të cilët dëshirojnë të largohen për arsye sigurie.

“Nuk ka shqiptarë në situatë rreziku. Ku kemi 13 shqiptarë të cilët kanë kërkuar asistencën tonë për t’u larguar nga vendi. Jemi në kontakte të vazhdueshme. Komuniteti shqiptar këtu është rreth 1.000 persona. Flas për komunitetin shqiptar, të cilët jetojnë këtu prej 30 vitesh. Ndërsa 13 qytetarët që kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë për t’u larguar nga Izraeli, janë në kategorinë turistë, nxënës, studentë dhe dy raste janë prindër shqiptarë me fëmijë të vegjël, të cilët duan të largojnë fëmijët nga Izraeli”, tha ajo në Off the Record në A2 CNN.

Sipas saj, ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe po ofron informacione të sakta mbi rrugët e mundshme të daljes nga vendi. Kumbe theksoi se aeroporti ndërkombëtar “Ben Gurion Airport” mbetet i mbyllur dhe aktualisht dalja nga Izraeli mund të realizohet vetëm përmes kufijve tokësorë nëpërmjet Jordani ose Egjipt.

“Momentalisht aeroporti Ben Gurion vazhdon të jetë mbyllur dhe e vetmja mundësi e largimit nga Izraeli janë kufijtë tokësor përmes Jordanisë dhe Egjiptit. Aktualisht një pjesë që ndodhen afër kufirit pritet të dalin ditën e nesërme pasi janë në qytetin më jugor të Izraelit dhe aksesi për të arritur kufirin është afër. Ndërsa pjesa tjetër që ndodhen në Izraelin qëndror dhe Izraelin verior, për momentin po zbatojmë udhëzimet e strukturave vendore për sigurinë duke mos vijuar me lëvizjen e tyre, pasi udhëtimi me orë në rrugë, do të përbënte rrezik të shtuar për qytetarët. Në këtë rast është prioritare të sigurinë e tyre dhe jo urgjencën e menjëhershme për t’i kthyer në Shqipëri. Më përpara duhet të jemi të sigurt që nuk do të ketë rreziqe gjatë rrugës”, theksoi ajo, teksa dha edhe detaje nga komunikimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Kryeministri kërkoi informacion të detajuar për të gjithë shqiptarët në rajon. Mbledhja ishte e fokusuar te situata e shqiptarëve dhe të gjithë planet e punës që ne kemi bërë deri tani dhe që presim të bëjmë ditët në vijim për të siguruar përmbushjen e plotë të të gjithë kërkesave të tyre dhe të mirëqenies së tyre”.

Izrael

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:26Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi
  • 21:11“E ndoqa me vrap dhe…”, vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet dëshmia e plotë e Krisjan Sterjos
  • 20:56Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar
  • 19:27Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive
  • 19:13Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit