Në Alaskë, mbrëmë u mbajt një takim mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të Rusisë, Vladimir Putin.
Në një deklaratë të shkurtër të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e komentoi gjerësisht samitin, por shpjegoi pse të dy liderët nuk iu përgjigjën pyetjeve të mediave.
“Nuk ishte e nevojshme t’u përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve, të dy liderët dhanë përgjigje të plota. Ky takim dhe biseda na lejojnë të nisim rrugën e kërkimit të përbashkët të opsioneve për një zgjidhje paqësore”, deklaroi ai.
Pas përfundimit të takimit treorësh, Putin dhe Trump iu drejtuan së bashku mediave, por pa dhënë mundësi për pyetje nga gazetarët.
Putini, gjatë mbërritjes në Alaskë, refuzoi të përgjigjej për pyetjet në lidhje me vrasjen e civilëve në Ukrainë, duke u shtirur sikur nuk i dëgjonte pyetjet e gazetarëve amerikanë.