Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

‘‘President i dështuar’’, ‘‘të ketë kujdes fjalët’’: Përplasja me Medvedev që shtyri Trumpin të zhvendosë nëndetëset bërthamore

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 20:24
‘‘President i dështuar’’, ‘‘të ketë kujdes fjalët’’: Përplasja me Medvedev që shtyri Trumpin të zhvendosë nëndetëset bërthamore

Më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se ka dhënë urdhër për zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane në ‘’rajonet e duhura’’. Ky veprim i Trump ka ardhur pas një përplasjeje përmes deklaratave që ai ka pasur me ish-presidentin rus, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev.

Këto komente mes të dyve filluan lidhur me përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Siç raporton The Guardian , Trump e quajti dje Medvedev-in një “ish-president të dështuar”. Presidenti amerikan shkruajti në Truth Social se Medvedev duhet të “kujdeset me fjalët” dhe se “po hyn në një territor shumë të rrezikshëm”.

‘‘SHBA dhe Rusia pothuajse nuk kanë asnjë marrëdhënie tregtare. Le ta mbajmë kështu! Dhe dikush t’i thotë Medvedevit, atij ish-presidentit të dështuar të Rusisë që ende mendon se është president, të ruajë fjalët. Po hyn në një territor shumë të rrezikshëm!’’, ka shkruar Trump.

Në anën tjetër, Medvedev, që ka qenë kryeministër i Rusisë nga viti 2012 deri në 2020 dhe mbështet fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës, e ka tallur ultimatumin e Trump ndaj Kremlinit për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Në një postim të bërë në rrjetin social ‘’X’’ këtë javë, tha mes tjerash se presidenti amerikan ‘’duhet të kujtojë dy gjëra’’.

‘‘Trump po luan lojën e ultimatumeve me Rusinë: 50 ditë apo 10… Duhet të kujtojë dy gjëra:

Rusia nuk është Izrael e as Iran.

Çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap më afër luftës.

Jo mes Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij. Mos ndiq rrugën e “Sleepy Joe”!’’, ka shkruar ish-lideri rus.

Në një tjetër postim në X, Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, e quajti senatorin amerikan Lindsey Graham “plaku”, pasi ky i kishte thënë që “të ulej në tryezën e paqes”.

‘‘Nuk është puna jote dhe as e Trump-it të vendosni se kur duhet “të ulemi në tryezën e paqes”. Negociatat do të përfundojnë vetëm kur të jenë arritur të gjitha objektivat e operacionit tonë ushtarak. Kujdesuni për Amerikën tuaj, plak!’’, ka shkruar ai.

Komentet ata i vazhduan edhe në Telegram, ku Medvedev kërcënoi Trump-in me një armë bërthamore nga koha e Luftës së Ftohtë, të njohur si “Dora e Vdekur” – një sistem automatik rus që lëshon kundërsulm bërthamor në rast shkatërrimi.

‘‘Nëse disa fjalë nga një ish-president rus shkaktojnë një reagim kaq nervoz nga presidenti i supozuar si më i fuqishëm në botë, atëherë është e qartë që Rusia ka të drejtë për gjithçka dhe do të vazhdojë në rrugën e vet. Dhe për ato ‘ekonomi të vdekura’ të Indisë dhe Rusisë apo ‘hyrje në territore të rrezikshme’ – le t’i kujtohet atij filmat e tij të preferuar për ‘të vdekurit që ecin’, si dhe sa i rrezikshëm mund të jetë sistemi ‘Dora e Vdekur’, i cili supozohet se nuk ekziston.’’, ka shkruar Medvedev.

Ndërsa Trump, në postimin e bërë sot, i vlerësoi si ‘’tejet provokuese’’ deklaratat e ish-liderit rus.

‘‘Bazuar në deklaratat tejet provokuese të ish-Presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse janë më shumë se kaq. Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!’’, ka shkruar Trump.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:44Serbia po digjet – BE i dërgon helikopterët
  • 18:26Carney përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trumpit
  • 18:214 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke