Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Pratipati: Institucionet paralele serbe në arsim e shëndetësi duhet të integrohen në sistemin e Kosovës

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 21:47
Pratipati: Institucionet paralele serbe në arsim e shëndetësi duhet të integrohen në sistemin e Kosovës

E ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë Anna Pratipati, në një intervistë me një grup mediatik në gjuhën serbe, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve të saj dhe se Kushtetuta dhe ligjet garantojnë përfaqësimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Ne presim që Qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët e Kosovës të kenë mundësi të barabarta dhe të mund të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës.”

Ajo tha se në të njëjtën kohë, pritet që serbët e Kosovës të marrin përgjegjësinë për ndihmë në ndërtimin e një Kosove më të qëndrueshme dhe të begatë.

“Kur nuk je në tryezë, të tjerët marrin vendime për ty. Pjesëmarrja siguron rolin tënd në formësimin e së ardhmes”, tha zyrtarja amerikane duke shtuar se çdo ndryshim që prek serbët në Kosovë duhet të zbatohet në konsultim me serbët në Kosovë. Nuk ka alternativë tjetër për këtë, dhe nuk ka proces të njëanshëm, shtoi ajo.

Duke folur mbi institucionet paralele të Serbisë në Kosovë – arsimi dhe shëndetësia, zyrtarja e lartë amerikane tha se ato do të duhet të përfshihen në sistemin e Kosovës, raporton KosovaPress.

“Institucionet paralele të drejtuara nga serbët duhet përfundimisht të përfshihen në sistemin e Kosovës. Megjithatë, mënyra se si bëhet kjo është me rëndësi thelbësore. Ne e kuptojmë ndjeshmërinë në lidhje me ofrimin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor për komunitetin serb të Kosovës dhe ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësime në lidhje me mbylljen e institucioneve paralele serbe pa koordinim me komunitetet e prekura. Ky nuk mund të jetë një proces i njëanshëm. Varet nga komuniteti serb i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të punojnë së bashku, me një theks të veçantë në sigurimin që institucionet të ruajnë ose përmirësojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve”, tha Pratipati

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra
  • 20:04Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Itali
  • 19:33Flakët pushtojnë Halkidikin në Greqi, evakuime urgjente nga bregdeti i Sivirit
  • 16:51Hiri i Etnës mban të mbyllur aeroportin e Katanias deri të premten