Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, më 19 korrik, rreth orës 03:35 të mëngjesit, në bllokun 400 të rrugës West 103rd Street, në zonën Vermont Vista. Sipas mediave amerikane, viktima është identifikuar si Maria Barrios Ventura.
Policia e Los Angelesit (LAPD) mbërriti në vendngjarje pas raportimeve për të shtëna me armë dhe gjeti Venturën me plagë të shkaktuara nga plumbat. Sipas burimeve policore të cituara nga mediat lokale, ajo ishte qëlluar në kokë.
Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, 20-vjeçarja u shpall e vdekur në vendngjarje.
I dashuri i saj, Omar Misael, tha për mediat se Ventura ishte nënë e një vajze 1-vjeçare dhe se në momentin e të shtënave familja po flinte së bashku në të njëjtin shtrat.
