Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit, duke dënuar sulmet izraelite ndaj objektivave në Iran .
Sipas agjencisë së lajmeve ruse Interfax, Peskov ka bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të një konflikti më të gjerë.
Izraeli ka deklaruar se ka goditur objekte bërthamore, fabrika raketash balistike dhe komandantë ushtarakë në një operacion të filluar për të parandaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.
