Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Protestat e përshkallëzuara në Tiranë, vjen reagimi i BE-së

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 13:38
Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet

Delegacioni i BE në Shqipëri ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me protestën e studentëve që për të dytën ditë po vijon para Ministrisë së Arsimit. Në reagim, delegacioni i BE ka komentuar edhe lidhur me dhunën e regjistruar teksa ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin.

Delegacioni thekson se veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore të protestuesve dhe gazetarëve. Gjithashtu u ka bëre thirrje palëve që të ulin tensionet.

“Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.

Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.

Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

delegacioniulintensionet

Të ngjashme

Përshkallëzohen tensionet në protestë, fishekzjarrë drejt policisë dhe gurë ndaj autobotit

Përshkallëzohen tensionet në protestë, fishekzjarrë drejt policisë dhe gurë ndaj autobotit

13:17

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:37Policia e Shqipërisë del me thirrje për protestuestuesit në Tiranë: Distancohuni nga personat e maskuar, dhuna nuk tolerohet
  • 13:06Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, tulla dhe sende të forta drejt godinës, forcat policore qëndrojnë brenda oborrit
  • 11:27Tiranë: Sërish protestojnë studentët, nis marshimi drejt Ministrisë së Arsimit
  • 11:08Policia turke bastis televizionin e pavarur, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë
  • 08:03Ministrja i shkon për vizitë të riut që policët i thyen këmbën, flet 19-vjeçari nga Trauma: S’kisha lidhje fare me protestën