Përleshjet kanë vijuar gjatë natës së kaluar në Novi Sad mes policisë serbe dhe rreth 300 qytetarëve që përpoqën që të hynin me forcë në ambientet e Fakultetit të Filozofisë.
Studentët e bllokuan Fakultetin e Filozofisë në Novi Sad pasi përfundoi afati që i dhanë dekanit për t’u përgjigjur kërkesave të tyre që kishin parashtruar nëntë muaj më parë.
Ndaj policëve u hodhën vezë, mjete piroteknike si dhe objektet e tjera. Disa studentë kanë qenë në prangat e policisë për aktet e dhunshme. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë.Protestat përkuan me një letër të hapur drejtuar gazetës së mirënjohur Financial Times nga Presidenti Vuçiq ku thekson se protestuesit e kanë refuzuar dialogun me të.
Sipas Vuçiq zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po kërkohen edhe pse Serbia i mbajti zgjedhjet në muajin dhjetor të vitit 2023, dhe ato të radhës janë planifikuar për në vitin 2027.Vuçiqi iu kundërpërgjigj gazetës britanike e cila e kishte akuzuar atë për sundim autoritar në një artikull të botuar më 18 korrik.