Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Përfundon takimi i Trump në “Situation Room”, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit

GD
Gazeta Demos17 qershor 2025 në 22:45
Përfundon takimi i Trump në “Situation Room”, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit

Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me ekipin e sigurisë kombëtare në “Situation Room”, tashmë ka përfunduar.

Siç raporton BBC , takimi ka zgjatur 1 orë e 20 miniuta.

Trump nuk është deklaruar ende rreth takimit.

CBS raporton duke u thirrur në burime se Trump po shqyrton mundësinë që t’i bashkohet Izraelit për të ndërmarrë sulme ndaj centraleve bërthamore iraniane, përfshirë edhe atë në Fordow.

Sipas këtyre burimeve, kjo çështje pritej të diskutohej gjatë takimit të sotëm në “Situation Room”, ndonëse raportohet se nuk ka një marrëveshje.

Para takimit, Trump bëri disa pastime në rrjete sociale.

Fillimisht deklaroi se tani e kanë nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit.

Më pas tha se ShBA është në dijeni për vendndodhjen e saktë të Liderit Suprem të Iranit, Ali Khameni, por se tani për tani nuk do ta vrasin.

“E dimë saktësisht ku fshihet i ashtuquajturi ‘Lider Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – nuk do ta eliminojmë (nuk do ta vrasim!), të paktën për tani. Por, nuk duam që raketat të godasin civilët ose ushtarët amerikanë. Durimi ynë po shteron”, ka shkruar Trump

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:15Putin konfirmon takimin Rusi-SHBA-Ukrainë
  • 14:42Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë
  • 13:31BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për kriza, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për 72 orë
  • 12:19Aksidentohet autobusi i shkollës në Francë afër kufirit me Zvicër- Vdesin të paktën dy fëmijë, lëndohen 16 persona të tjerë
  • 10:30Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK