Izraeli ka rritur sulmet ajrore ndaj Sirisë, përfshirë kryeqytetin Damask, duke deklaruar se po ndërhyn në mbështetje të komunitetit minoritar druzi, i cili është përfshirë në një konflikt të armatosur me grupe të tjera siriane, raporton BBC .
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka publikuar një video që tregon një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një ndërtese në Damask, i cili ndodhi gjatë një transmetimi live televiziv – gazetari shihet duke u larguar me shpejtësi nga studioja pasi ndërtesa goditet.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka dhënë një deklaratë të ashpër pas sulmeve ajrore në Damask dhe në jug të Sirisë.
“Paralajmërimet në Damask kanë përfunduar – tani do të vijnë goditje të dhimbshme,” shkruan Katz.