Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Pas gati pesë orëve, përfundon takimi i Putinit me delegacionin amerikan në Moskë

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 23:35
Pas gati pesë orëve, përfundon takimi i Putinit me delegacionin amerikan në Moskë

Takimi mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe delegacionit amerikan në Moskë ka përfunduar, sipas burimeve të televizionit CNN .

Pjesë e delegacionit amerikan janë emisari i posaçëm, Steve Witkoff, si dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.

Agjencia ruse e lajmeve, “RIA Novosti”, raportoi se takimi zgjati gati pesë orë.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin X, emisari i Putinit, Kirill Dmitriev, e shkroi fjalën “produktiv” pranë një figure të pëllumbit të paqes.

Më herët, presidenti rus tha se vendi i tij nuk dëshiron luftë me Evropën, por nëse Evropa nis një të tillë, konflikti do të përfundonte aq shpejt, saqë Rusisë nuk do t’i mbetej askush për të negociuar me të.

Putini gjithashtu kërcënoi se do ta linte Ukrainën pa qasje në det si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me dronë ndaj anijeve ruse për transportin e naftës në Detin e Zi.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se komentet e Putinit tregojnë se ai nuk është i gatshëm për t’i dhënë fund luftës

Rusia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:15Putin konfirmon takimin Rusi-SHBA-Ukrainë
  • 14:42Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë
  • 13:31BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për kriza, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për 72 orë
  • 12:19Aksidentohet autobusi i shkollës në Francë afër kufirit me Zvicër- Vdesin të paktën dy fëmijë, lëndohen 16 persona të tjerë
  • 10:30Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK