Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Pamje të rënda: Momenti kur ekzekutohet çifti që tentoi t’i merr armën sulmuesit në Bondi Beach

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 13:21
Pamje të rënda: Momenti kur ekzekutohet çifti që tentoi t’i merr armën sulmuesit në Bondi Beach

Pamje tronditëse nga një kamera makine tregojnë momentin kur një çift i moshuar përpiqet të ndalë një nga sulmuesit gjatë sulmit terrorist në Bondi Beach, Australi.

Boris Gurman, 69 vjeç dhe bashkëshortja e tij Sofia, 61 vjeç, humbën jetën pasi tentuan të çarmatosnin autorin për të mbrojtur të tjerët.

Në video shihet Boris Gurman duke u përleshur me një nga sulmuesit dhe duke i marrë armën nga duart. Të dytë bien në rrugë, ndërsa Gurman ngrihet sërish dhe tenton ta godasë agresorin me armë. Dyshohet se sulmuesi më pas ka marrë një armë tjetër, me të cilën ka qëlluar për vdekje çiftin.

VIDEO – KLIKO (KUJDES, pamje të ndjeshme)

Familja e viktimave tha se, pavarësisht dhimbjes së madhe, ndihet krenare për guximin e tyre. “Boris dhe Sofia vepruan instinktivisht për të ndihmuar të tjerët. Kjo ishte ajo që ata ishin”, thuhet në deklaratë.

Çifti, që ishte i besimit hebre dhe kishte qenë i martuar prej 34 vjetësh, ishin dy viktimat e para të sulmit të ndodhur gjatë festimeve të Hanukkah. Dëshmitarët e kanë përshkruar Boris Gurman si “hero”, duke theksuar se ai nuk u largua, por u përball drejtpërdrejt me rrezikun.

Sulmi terrorist në Bondi Beach i mori jetën të paktën 15 personave, mes tyre një vajzë 10-vjeçare, një rabin me origjinë britanike, një ish-polic dhe një i mbijetuar i Holokaustit. Mosha e viktimave varion nga 10 deri në 87 vjeç.

Ndërkohë, 22 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital, nëntë prej tyre në gjendje kritike. Policia australiane e ka cilësuar sulmin si akt terrorist me shënjestër komunitetin hebre.

Hero tjetër i sulmit është edhe Ahmed Al-Ahmed, 43 vjeç, i cili gjithashtu u përlesh me një nga sulmuesit dhe u qëllua disa herë. Ai ndodhet në spital pas ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa familja e tij ka bërë të ditur se veproi i shtyrë nga ndërgjegjja dhe humanizmi.

Bondi Beach

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:04Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi
  • 22:50Kokaina në Frakull të Shqipërisë, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vjet burg
  • 20:53Senati amerikan i jep dritën jeshile Eric Wendt për ambasador në Shqipëri, pritet vetëm fjala e Trumpit
  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 18:26Zelenskyy do të vizitojë Serbinë të shtunën, për herë të parë