Një ortek në Tallone Grande, në Tirolin Jugor të Italisë, ka shkaktuar një tragjedi, duke i marrë jetën dy personave.
Pas aksidentit, autoritetet nisën menjëherë një operacion të madh shpëtimi, që përveç viktimave, u gjetën edhe pesë persona të tjerë, tre të plagosur rëndë dhe dy të tjerë me lëndime të lehta, njoftoi Qendra e Emergjencave e Bolzanos.
