Mbajtja e armëpushimit në Gaza është thelbësore për ofrimin e ndihmës humanitare që shpëton jetë në territor, thanë të martën Kombet e Bashkuara, duke përsëritur një thirrje për hapjen e të gjitha kalimeve kufitare.
“Ruajtja e armëpushimit është jetike; në të vërtetë është e vetmja mënyrë që mund të shpëtojmë jetë”, tha Abeer Etefa, zëdhënëse e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së për Lindjen e Mesme, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“E dimë që është një armëpushim i brishtë; gjëja më e rëndësishme është që të zgjasë.”
Etefa tha se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, 530 kamionë të WFP-së kishin kaluar në Gaza, duke sjellë më shumë se 6,700 ton ushqim, të cilat ajo tha se ishin “të mjaftueshme për gati gjysmë milioni njerëz për dy javë”.
“Kovanet po kalojnë përpara, ushqimi po arrin në depo dhe shpërndarjet po ndodhin në një mënyrë të organizuar dhe dinjitoze”, tha ajo.
