Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Nuk pritej, ky është qëndrimi i Netanyahut për luftën me Iranin

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 19:36
Nuk pritej, ky është qëndrimi i Netanyahut për luftën me Iranin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua kombit duke deklaruar se “së bashku kemi arritur suksese të jashtëzakonshme”.

Ai shtoi se, para çdo gjëje tjetër, dëshiron të “përkul kokën” para izraelitëve që kanë humbur jetën në këtë konflikt deri më tani.

“Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli më i fortë se kurrë – kjo është e vërteta. Ky nuk është fundi i fushatës. Irani hyn në këto negociata i mundur dhe më i dobët se kurrë”, theksoi Netanyahu.

Lideri izraelit nënvizoi se vendi i tij ende ka qëllime të rëndësishme për t’i arritur dhe se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet i fortë.

“President Trump, miku im i dashur Donald, dëshiroj t’ju falënderoj për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj”, shtoi ai.

Sipas Netanyahu, SHBA dhe Izraeli po “ndryshojnë fytyrën e Lindjes së Mesme”, ndërsa regjimi iranian është kthyer pas “për dekada”.

Ai theksoi se Irani nuk është në gjendje të prodhojë raketa të reja, pasi ato që përdor aktualisht janë vetëm nga stoqet ekzistuese në depot e tij.

Netanyahu gjithashtu deklaroi se materiali bërthamor i Iranit do të nxirret nga vendi – ose përmes një marrëveshjeje, ose përmes fitoreve ushtarake.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim dy-javor. /Telegrafi

Izrael

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:50Raketa artizanale godasin termocentralin më të madh në Gjermani
  • 17:49Haakon VIII betohet si mbret i Norvegjisë pas vdekjes së babait të tij
  • 22:47Shqiptarët, ndër komunitetet me banesat më të vogla në Zvicër
  • 22:44Zelensky: Putini ende dëshiron që lufta të vazhdojë, shtatori mund të ndryshojë shumë
  • 22:26Trump: SHBA-ja do ta godasë ashpër Iranin