Kryeministrja japonez Sanae Takaichi do të nominojë presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe.
Kwshtu iu tha gazetarëve të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Takaichi u takua me Trumpin të martën në mëngjes në Tokio, ku diskutuan çështje ekonomike dhe të sigurisë, raporton Reuters.
“Në një periudhë kaq të shkurtër kohore, bota filloi të gëzonte më shumë paqe,” u tha Takaichi gazetarëve.
