Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi ndërkombëtar marrin formë.
Aty ku maja e Lubotenit takohet nga largësia me kampin ushtarak të KFOR-it në Kosovë, Bondsteel, tri familje amerikane i bashkoi rastësisht misioni e shërbimi ushtarak në këtë vend.
Dislokimi në misionin paqeruajtës të KFOR në Kosovë ktheu shërbimin e tyre ne një përvojë që tejkaloi uniformën.
“Isha shumë i ngazëllyer, nuk e kisha parë Tristanin më shumë se një ose dy herë në vit për gjashtë vitet e fundit, që kur ka qenë 17 vjecar kështu që përveç ngazëllimit e kisha edhe ndjenjën e nervozes. Kam shërbyer në “Lusiana National Guard” për 15 vite. Vetëm ta kem këtu pranë meje në një mision siç është ky i NATO-s dhe partnerëve të NATO-s është një privilegj i madh dhe një bekim për mua”, ka thënë Richard Spikes, rreshter i Klasit të Parë i Ushtrisë Amerikane.
“Duhet t’i ndajmë emocionet nga profesionalizmi, kjo është sfida më e madhe për mua. Ta zëmë, babai im ndërhyn, por unë nuk mundem sepse kjo pastaj do të konsiderohej favorizim” , ka thënë Tristen Spikes, nënoficer i operacioneve S-3, Këmbësoria Amerikane.
“Është një ndjenjë që mendoj që nuk ka fjalë për të. Është ndjenjë e papërshkrueshme, është sureale. Nuk di si ta përshkruar por definitivisht është diçka që do të qëndroj me neve për gjithë jetën dhe me shumë gjasë edhe për gjeneratat që do të vijnë”, ka thënë Tresa Allemang , rreshtere e Klasit të Parë e Ushtrisë Amerikane.
“Për kohë të gjatë ai ka shfaqur interesim të madh që të jetë pjesë e jetës ushtarake, nuk e kam menduar se ne do të shërbenim së bashku sikur aktualisht jemi duke e bërë por e kam menduar që bashkë do të jemi në ushtri”, ka thënë Travis Holt, oficer Urdhëror i Dytë i Ushtrisë Amerikane.
Aeroplanët luftarakë rusë shkelin përsëri hapësirën ajrore të NATO-s – tanimë mbi Lituani Evropa Aeroplanët luftarakë rusë shkelin përsëri hapësirën ajrore të NATO-s – tanimë mbi Lituani Mbështetja që Amerika i dha Kosovës në momentet e saj më të vështira, sot ndjehet në fjalët dhe qëndrimet e ushtarëve amerikanë që shërbejnë për paqen këtu — me respekt e simpati për njerëzit, ushqimin dhe bukuritë e Kosovës.
“Kosova është me të vërtetë një vend shumë i bukur sidomos tash që pritet të filloj të bjerë borë sepse ne jemi nga jugu, ne nuk shohim borë shpesh, pra të ofrohet mundësia që të shijosh malet dhe borën, është mahnitëse, njerëzit kanë qenë super të mirë për neve, fëmijët na përshëndesin vazhdimisht. Njerëzit janë fantastik këtu, ushqimi poashtu, pamja është e bukur, me të vërtetë është kështu”, ka thënë Aiden Stackhouse, specialist mjekësor.
“Kosova është një vend shumë mikpritës dhe njerëzit janë shumë të mirë këtu, është me të vërtetë një kënaqësi. Ne nuk kemi ditur shumë për këtë vend, kemi hulumtuar aq sa kemi mundur dhe ato hulumtime na dolën të vërteta – vend shumë i bukur, njerëzit shumë miqësor. Mundësia për të rindërtuar këtë vend ka qenë një eksperiencë shumë e mirë”, ka thënë Richard Spikes, rreshter i Klasit të Parë i Ushtrisë Amerikane.
