Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 20:42
Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian. Ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.

Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon:

Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:

të dhënat e pasaportës;

fotografia e fytyrës;

gjurmët e gishtërinjve.

Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.

Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.

Nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.

Sistemi nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.

Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të Bashkimit Evropian për EES:/Ballkan Web

“Schengen”

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:10Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen
  • 08:49Tragjedi në Rio: Rrëzohet helikopteri, 4 anëtarë të një familjeje humbin jetën
  • 08:26Zelensky: Koreja e Veriut do të dërgon 50 mijë trupa në Rusi
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën