Një revoltë shpërtheu mbrëmjen e djeshme, 30 shtator, në burgun Don Bosco në Pisa të Italisë, pasi disa të burgosur, mes tyre dhe shqiptarë, pretenduan se kishin zbuluar pajisje përgjimi në qelitë e tyre.
Rreth 40 të burgosur morën nën kontroll një pjesë të burgut dhe u barrikaduan brenda saj. Ata kërkuan të takonin komandantin e policisë së burgut dhe drejtoreshën e institucionit.
Situata u vu nën kontroll vetëm gjatë orëve të vona të natës, pas negociatave dhe ndërhyrjes së forcave të policisë. Disa të burgosur, që dyshohet se ishin ndër organizatorët e revoltës, u transferuan në burgje të tjera në Toscana.
Sipas raportimeve, protesta nisi rreth orës 19:00, pas një transmetimi live në TikTok të bërë nga një prej të burgosurve. Transmetimi u ndoq nga afro 15 mijë persona përpara se të ndërpritej. Pak më herët, disa të burgosur kishin zbuluar në qelitë e tyre pajisje të vogla përgjimi, të vendosura dyshohet se për qëllime hetimore. Zbulimi i tyre shkaktoi tensione dhe më pas revoltën.
Gjatë transmetimit në TikTok, disa të burgosur u shfaqën me fytyrat e zbuluara dhe pa shenja të dukshme dhune. Ata folën në italisht dhe shqip dhe pretenduan se ishin goditur me shkopinj gome nga punonjësit e burgut. Të burgosurit kundërshtuan gjithashtu përdorimin e pajisjeve të përgjimit në qelitë e tyre dhe kërkuan të mund të flisnin lirshëm pa frikën se bisedat e tyre po përgjohej.
Në video, biseda në shqip e italisht vijon kështu:
-Obobo!
-Shkoni, copë m*ti!
-Mos, erdhën ore!
-Shkoni!
-Ju q**sha motrën! Shkoni, more plehra!




